Kryetari Latifi ka takuar në zyrën e tijë Liridon Berishën, të birin e dëshmorit Selim Berisha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar në zyrën e tijë Liridon Berishën, të birin e dëshmorit Selim Berisha nga Drenoci i Prishtinës. Liridoni është magjistër i ekonomisë dhe rrjedh nga një familje atdhetare e me tradita të lashta, të lashta sa historia e Oso Kukës, i cili u ngujua trimërisht. Ashtu edhe profesori atdhetar, luftëtari i paepur, dëshmori Selim Berisha, sikundër e kanë traditat shqiptare heroike, rezistoi në kullë e qëndroi aty me pushkë në dorë, deri në fishekun e fundit, kur edhe u vra nga barbarët serbë. Djemtë si Liridoni na dëshmojnë se ata që u flijuan, lanë idealet e tyre gjallë mbi tokë dhe shteti ynë ndërtohet nga djemtë e vajzat e mirarsimuara. Kryetari Latifi u shpreh i lumtur që takoi Liridonin, të cilit i uroi shëndet të mirë e punë të mbara.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …