Në 34 vjetorin e “Masakrës së Malishevës” u përkujtuan dëshmorët Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku

Në datën e sotme, 34 vite më parë, në Malishevë kishte ndodhur “Masakra e Malishevës”, ku u vranë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën, u rrahën e u maltretuan dhjetëra qytetarë të tjerë, në të katër hyrje-daljet e Komunës së Malishevës. Në nderim të të rënëve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, bashkë me qeverinë komunale, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku. “Ai popull që nderon dhe respekton dëshmorët e rënë për liri dhe vlerat e luftës, e ka rrugën e trasuar për të ecur tutje, prandaj ne gjithmonë do ti nderojmë dhe respektojmë dëshmorët dhe vlerat e luftës për liri. Kjo ngjarje, ndonëse e dhimbshme për ne si popull, shënon edhe reagimin e parë institucional apo kthesën e madhe historike, ku në mënyrë të hapur, nga udhëheqësit e komunës dhe përfaqësuesit e saj në Kuvendi e Kosovës, ngjarja është cilësuar si gjenocid e terror mbi popullatën shqiptare dhe është kundërshtuar sistemi dhe regjimi i asaj kohe, duke i hapur rrugë përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, që është kulmuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liri  të cilën sot e gëzojmë”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, në përkujtim të 30 janarit të vitit 1990.

May be an image of 9 people and the Tomb of the Unknown Soldier

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon betonimi në parkingun nëntokësor në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit, njofton qytetarët e …