Brickos

Laureat të vitit 2023: Drilon Ibrahimi në sport dhe Kastriot Zeqiri e Arlind Demiri në kulturë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, ka shpallur dje laureatët e viti 2023 në lëmin e sportit dhe kulturës. Çmimin e Laureatit për vitin 2023 në kulturë e morën Kastiot Zeqiri dhe Arlind Demiri, solistë të Ansamblit “Kemajl Azizi. Ndërkaq në sport u shpall shenjëtari i normave olimpike Drilon Ibrahimi. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Vitisë z. Valmir Sahiti, në ceremoninë e ndarjes së çmimit për laureatët e vitit 2023, theksoi se drejtoria në fjalë ka qenë e përkushtuar në mbështetjen e grupeve artistike dhe klubeve sportive, që të krijoj kushte, por edhe të krijoj mundësi për pjesëmarrjen në gara të ndryshme, si brenda po ashtu edhe jashtë kufijve të Kosovës. Ai përmendi rezultatet e arritura përgjatë vitit 2023, duke i veçuar disa nga ato, ndërkohe ka falënderuar gjithë sportistët e artistët për përkushtimin në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme. Ai gjithashtu ka folur edhe për punën që parashihet të bëjë kjo drejtori gjatë vitit 2024. Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni e mbajti edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Bekim Azizi, i cili ka inkurajuar sportistët dhe artistët për angazhim të vazhdueshëm, kurse ka paraqitur edhe nevojën për investime  më të mëdha në kulturë dhe sport. Për më të dalluarit në fushën artistike e sportive për vitin 2023, janë ndarë mirënjohje e falënderime, por edhe çmimet për ata që treguan rezultate të kënaqshme përgjatë vitit që shkoi. Në këtë ngjarje që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Vitisë, tuboi përfaqësues nga bota e artit , kulturës e sportit të kësaj komune, me që rast ishte i pranishëm pos drejtorit të DKRS-së Valmri Sahiti edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë. Në fushën e kulturës, pos laureatëve të vitit, çmime iu ndanë edhe Bardhyl Osmanit si valltari më i mirë i vitit 2023. Imer Ajeti-Për kontribut në artin pamor. Mujë Berisha, Isak Ahmeti dhe Fadil Abazi u nderuan për kontributin në letërsi. Arsim Abazi – Për ndërkombëtarizimin e kulturës dhe folklorit. Arianit Hetemi – Për kontributin në përfaqësimin të kulturës jashtë kufijve.

Kurse në sport:

Drilon Ibrahimi- Sportisti i vitit

Enver Halili-Trajner i vitit

Adnan Ramadani – Vullnetari i vitit

KFF Presingu- Klubi më i suksesshëm

KB Vitia-Klubi më aktiv

Mustafë Tafa- Punëtori Sportiv.

Gjithashtu, sektori i Bibliotekës së Qytetit, ka veçuar lexuesit e saj të rregullt.  Medina Rrustemi, nxënëse e klasës së IV dhe Suela Mustafa, gjithashtu nxënëse e klasës së IV, janë shpallur lexueset e vitit 2023 në sektorin e fëmijëve, i ka nderuar me mirënjohje në kuadër të aktivitetit ku u shpallën laureatët e vitit 2023. Nga sektori i të rriturve, si lexuese e dalluar u vlerësua studentja, Dorona Kamberi. Në këtë ngjarje u tha se këto vajza janë shembulli më i mirë se si brezat e rinj duhet t’i kushtojnë rëndësi leximit, dhe të kultivojnë dashurinë për librin, në këtë kohë kur leximi sfidohet nga bota e teknologjisë. Në fund të këtij evenimenti, me mirënjohje të veçanta janë nderuar edhe post-mortum disa punëtor të dalluar sportiv e kulturor.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …