Në Deçan u mbajt mbledhja e parë e KPF-së për këtë vit

U mbajt mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa ne komunën e Deçanit, mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Rifat Stojkaj dhe zyrtare tjerë.  Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluat;

  2. Shqyrtimi i Raportit një vjeçar të Kryetarit të Komunës;

  3. Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2023;

  4. Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2024;

  5. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe mbledhjeve të KPF-së për vitin 2024;

  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për ndarjen e parcelave për ndërtimin e tri çerdheve për fëmijë, në fshatin Gramaqel, Isniq dhe Strellc i Epërm;

  7. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kontingjentin e tretë me lopë qumështore. Marrëveshja dhe aneks marrëveshja me OZHR “Mëshqerra”;

  8. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 31.01.2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …