Brickos

Kryetari Latifi mbajti takimin e parë për vitin 2024 me drejtorët e shkollave, psikologet, pedagoget, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së, zyrtarë të drejtorisë, psikologet dhe pedagoget, me komandantin dhe zyrtarë nga stacioni policor në Rahovec, mbajtën takim me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve të secilës shkollë të komunës së Rahovecit. Çështjet si siguria në shkolla, mbarëvajtja e procesit mësimor në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, përgatitja e mbajtjes së garave komunale të olimpiadës së Fizikës, procesi i monitorimit të mësimit dhe ecuria e zbatimit të pakos pedagogjike, ishin temat për të cilat u diskutuan sot. Kërkoi nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së, prezantuan ecurinë e projekteve në vazhdim dhe të atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …