Urimi i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në prag të shënimit të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi. “Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar por, në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu, rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …