leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj: Autoritetet e Deçanit do t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, edhe pse komuna nuk ka përkrahje nga ajo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj,  duke iu referuar vendimit fundit për t’ia regjistruar 24 hektarë tokë, Manastirit të Deçanit, tha se autoritetet e Deçanit nën udhëheqjen e AAK-së do t’i respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës, përkundër mungesës së përkrahjes nga ekzekutivi. Deçani, si çdoherë ka nderuar Kosovën e gjithë kombin në të gjitha çështjet e ndjeshme, dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, sepse është shteti ynë dhe shtet tjetër nuk kemi”, deklaroi Haradinaj pas vizitës në komunën e Deçanit të martën. Por, qeveria e sotme e Kosovës nuk po e respekton dhe nuk po e përkrah Deçanin në kërkesat jetike në shërbim të qytetarëve. Shumë projekte kanë mbetur pa buxhetin e domosdoshëm për t’i përfunduar ato. Kjo sjellje e tillë e qeverisë ndaj Deçanit duhet të ndërpritet dhe t’i ofrohet përkrahja e merituar në projektet që kanë mbetur pezull, shkroi mes tjerash Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …