Kryetari Begaj priti kolonelin italian Giagheddu

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim, komandantin e grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W), kolonelin Giovani Giagheddu. Ky takim kishte karakter njoftues, mes kolonelit italian dhe kryetarit të Malishevës. Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën, si dhe e ka njoftuar me situatën e përgjithshme në Malishevë.

Kryetari Begaj, e ka njoftuar kolonelin Giagheddu, për situatën e përgjithshme në Malishevë, zhvillimin ekonomik, social, infrastrukturën në Komunën e Malishevës, si atë rrugore, ashtu edhe atë shkollore, numrin e popullsisë dhe të nxënësve. Ndërsa në aspektin e sigurisë, kryetari Begaj, e njoftoi komandantin italian, se Malisheva, është njëra prej komunave më të sigurta në vend, në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

Kryetari Begaj, edhe në këtë rast e ka falënderuar KFOR-in në përgjithësi, dhe në veçanti kontingjentin italian, për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe për Malishevën, në rindërtimin e pasluftës dhe për bashkëpunimin e mirë, mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Begaj e Giagheddu, thanë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …