Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit, që hartuan dosjen Berisha do të shpalosen në një sesion të mbyllur

Në  një listë të proceseve gjyqësore të Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit, në Lpndër,  shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë. Gazetari i Top Channelit raporton se në këtë seancë të dytë, përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën. Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolf përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret,  përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion. Top Channel mëson se pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK, i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe. Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur. SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …