Veteranët e Luftës së UÇK-së padisin Ministrinë e Financave në Gjykatë, lidhur me pensionet e tyre

Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Ismajl Hoti nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka  shprehur shqetësimet e tij lidhur me një vendim të Ministrisë së Financave të nxjerrë ditë më parë. Ismail Hoti, i plagosur gjatë luftës në Koshare është përfitues i skemës pensionale të invalidit të luftës,  por nuk ka arritur të marrë pensionin bazik të moshës, pasi që kërkesën e tij e ka refuzuar Ministria e Financave. Fadil Shurdhaj, udhëheqës i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, akuzon Ministrinë e Financave për shkelje të ligjit dhe mos-përgjigjen ndaj shkrimeve të tyre, duke theksuar se ata po i dërgojnë rastet drejtpërdrejt në gjykatë, ku shpresojnë të fitojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …