Qeveria-Kurti, duhet ta dëshmojë se është partner i besueshëm i Amerikës dhe BE-së, sikur qeveritë e kaluara, thotë Xhejmi Shia

Ish-zëdhënësi i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Xhejmi  Shia deklaroi se pavarësisht se inteligjenca lëshoi paralajmërimin për një rrezik të lartë për konflikte ndëretnike në Ballkanin Perëndimor, nnuk duhet dramatizohet situata. Nuk shoh mundësi për një luftë mes Serbisë dhe Kosovës. Por ka tensione, sigurisht, dhe kjo është një nga arsyet pse NATO dërgoi forca shtesë në KFOR vitin e kaluar, si para incidentit në Banjskë, ashtu edhe pas incidentit në Banjskë, për t’u siguruar që ka mjaft ushtarë të NATO-s në Kosovë, përfshirë këtu në veri, për të parandaluar çdo lloj agresioni, për të parandaluar çdo lloj sulmi.  NATO është shumë vigjilente. Situata është e tensionuar, por NATO është plotësisht e mobilizuar tha Xhjemi Shia. Këtu  është edhe BE-ja, për të menaxhuar krizat, për të parandaluar incidentet, për të ulur tensionet dhe mbi të gjitha, për të rikthyer në shina dialogun politik me Beogradin dhe Prishtinën. Për ta arritur këtë, sipas ish-zëdhënësit të  NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Xhejmi  Shia është e rëndësishme që kryeministri,  Albin Kurti duhet ta dëshmojë se është partner i besueshëm i Amerikës dhe  e BE-së, ashtu siç ishin qeveritë e kaluara, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …