Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Edita Tahiri, Kosova është duke jetuar e izoluar, ndërsa kryeministri, Albin Kurti, është vetë-izoluar nga Amerika

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka shkruar se këto ditë Kosova është duke jetuar e izoluar. Kryeministri, Albin Kurti është vetë-izoluar nga Amerika, por ka përmendur disa vizita të zyrtarëve amerikanë. Ajo ka thënë se dikur Kosova vizitohej nga sekretarë shteti. Kosova u vetizolua nga Evropa, Rama u vetë-izolua nga Kosova – nuk u prit nga kryeministri i Kosovës. Kurti u vetë-izolua nga amerikanët për fajet e tij. Vërejeni këto vizita nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë nuk janë të Departamentit të Shtetit, por të sektorit të diplomacisë publike. Dikur na vizitonin sekretarët e Shtetit e zëvendëssekretarët, sot në këtë absurd po jetojmë!”, ka shkruar Edita Tahiri në një postim të saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …