Hasan Shala: Kryeministri Albin Kurti, po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Hasan Shala: Kryeministri Albin Kurti, po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ai e përmendi rastin e Enver Sekiraqës, për të cilin tha se nuk mund të përgjithësohet i gjithë sistemi për gabimet e individëve. Është ndërhyrje kur kryeministri e hapë mbledhjen e Qeverisë dhe thotë kë dështuar sistemi i drejtësisë. Nuk ka dështuar sistemi me Sekiraqën, ka dështuar një gjyqtarë e një trup gjykues, dhe atë vendim e ka përmirësuar Gjykata e Apelit. Këshilli gjyqësor ka marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit… Sistemi i drejtësisë kanë  vepruar, sikur të mos vepronte apeli e këshilli gjyqësor atëherë është diçka tjetër. Sistemi i drejtësisë sonë në rajon është më i miri, por kemi ndërhyrje haptas të kësaj qeverie, kur kanë nxjerrë ligjin për zyrtarë publikë, për pagat, ligjit për këshillin prokuroria, kushtetuesja ka konstatuar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …