Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të degës së AAK-së, në Deçan. Ai me këtë rast foli për  angazhimin e kësaj force politike në zhvillimin e komunës dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Besimin e qytetarëve të Deçanit, tash e sa vjet, Aleanca e ktheu me punë e zhvillim. Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e AAK-së për ta bërë Kosovën anëtare të Aleancës Veriatlantike duke shprehur vendosmërinë e tij dhe të partisë për të vazhduar në këtë rrugë. Asnjë moment nuk do të ndalemi në rrugën që e kemi nisur, për t’i ofruar vendit ndryshimin që meriton dhe pa e bërë Kosovën më të jetuar dhe më të sigurt, anëtare të NATO-s, krahas Amerikës dhe mbarë botës demokratike, saktësoi, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …