leoni

Kryetari Bahtiri ka uruar fituesen e çmimit ndërkombëtar për paqe, Valdete Idrizi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  në kabinetin e tij ka pritur Valdete Idrizi, fituesen e çmimin ndërkombëtar për paqe “ TheWIFTS Peace Award 2016”.

Kryetari Bahtiri ka uruar Valdeten për çmimi e arritur, duke i dëshiruar suksese edhe në të ardhmen, e cila asnjëherë nuk është ndalur  për të punuar në ndërtim të paqes, respektimin e të drejtave  të njeriut, barazisë  gjinore dhe temave të tjera që e preokupojnë shoqërinë kosovare. “Ju jeni motivi dhe  shembulli më i mirë, për shumë të rinj se si duhet punuar në ndërtimin e paqes” shtoi ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Valdetja e ka njoftuar kryetarin Bahtiri se çmimi ndërkombëtar për paqe “TheWIFTS Peace Award 2016”, ndahet nga fondacioni që promovon dedikimin me pasion dhe integritet e barazi me qendër në Londër, ku nga shumë gra  të botës, e nga të gjitha sferat e jetës pata fatin të jem unë fituese e këtij çmimi.

Ky nuk është çmimi i parë i saj, sepse ajo edhe në të kaluarën ka marrë shumë çmime, për përkushtimin e saj të treguar në ndërtimin e paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …