BIK: Sulmi i mbrëmshëm në Nice të Francës është akt barbar

BIK: Sulmi i mbrëmshëm në Nice të Francës është akt barbar

Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbarë, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta.  “Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”, thuhet në reagimin e BIK-ut. “Sulmi i mbrëmshëm është edhe një rast që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …