Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar, estonezin, Aivo Orav përfaqësues të posaçëm të BE-së në vendin tonë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar, estonezin,  Aivo Orav përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, pas përfundimit të mandatit të Tomash Szunyog, i cili kishte qenë në post që nga viti 2020. Orav është një diplomat estonez me përvojë të gjerë kombëtare dhe të BE-së në shumë pozicione. Ai do të marrë detyrat e tij më 1 shtator 2024 për një periudhë fillestare prej dy vitesh, njofton Këshilli i BE-së. Orav aktualisht është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si Shef i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Pretendohet se ai do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, si dhe do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në prioritetet politike, ekonomike dhe evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …