U mbajt Turneu Tradicional “Mërgimtari” në komunën e  Ferizajt

Për 5 ditë me radhë me pjesëmarrjen e 20 ekipeve futbollistike u mbajt Turneu Tradicional “Mërgimtari” në Varosh të komunës së Ferizajt, ku mbrëmë u mbajt finalja mes klubeve FC Shabanaj dhe FC Hajdari ku fitues u shpall klubi “FC Shabanaj”. Ky organizim i Këshillit të fshatit Varosh, prirë nga Kryetari i Fshatit Visar Heda, është një organizim tradicional për nder të bashkatdhetarëve dhe në këtë garë futbollistike marrin pjesë vetëm klubet nga fshati Varosh, duke promovuar kështu vlerat sportive të të rinjve të Varoshit.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …