Këshilli Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lidnore ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre. “Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës,” ka theksuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kritikon VV-në për mungesën në Kuvend: “Joseriozitet total”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e …