Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë

Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik vetëm përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. Kryeministri, Edi Rama ka shkruar se gjatë këtij muaji kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. “Mirmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë nuk meritojnë asgjë

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të …