Komuna e Skenderajt hap panairin e përgjithshëm për të gjitha bizneset lokale

Nën organizimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, sot në Sheshin “Adem Jashari” të komunës së Skenderajt është hapur panairi i përgjithshëm, në të cilin bizneset lokale, fermerët dhe shoqatat e grave, kanë ekspozuar produktet e tyre. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion Besarta Meha – Ademi, kanë marrë pjesë në hapje të këtij panairi, në të cilin janë ekspozuar produkte ushqimore, punime artizanale, vepra arti, prodhime bujqësore e veshje tradicionale. Ky panair është pjesë e programit të qeverisjes lokale, e cila synon promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare, dhe do të jetë i hapur për tri ditë në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Hapësira të reja parkimi në Lagjen “Gëzim Mullabazi”

Në lagjen Gëzim Mullabazi” janë përuruar 38 hapësira të reja parkimi si dhe këndi lojërave …