Në fshatin Çirez të komunës së Skenderajt, është duke u realizuar projekti i rëndësisë së veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore, me ç’rast po asfaltohen rrugët e lagjeve. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, të shoqëruar edhe nga anëtari i Kuvendit Komunal, Fikret Rexhepi, kanë përcjellë nga afër punimet në kuadër të këtij projekti, i cili është vlerësuar edhe nga vetë banorët e Çirezit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
