Qeveria financon botimin për alfabetin e Brailit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj miratoi propozim vendimin për ndarjen e mjeteve për Shoqatën ndër komunale të të Verbërve nga Peja  për botimin e legjislacionit në alfabetin e Brailit. Zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi tha se do të ndahen 18 mijë e 333 euro që të kthehet ligji në këtë alfabet në mënyrë që edhe kjo kategori të integrohet në shoqëri. Në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Qendrën për studime dhe shërbime Psikologjike dhe sociale për përkrahjen e Projektit Atomi.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …