Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 19 shtator në Bruksel. Njoftohet se qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për agjendat e reformave dhe rritjes, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Bashkimi Evropian, në maj të këtij viti. Njoftohet se vendi ynë ka qenë në mesin e shteteve të para që e ka dorëzuar planin e saj në Komisionin Evropian. Mendohet se Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, 250 milionë euro prej të cilave, Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …