Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për dobësimin ekonomik dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, duke e quajtur këtë një përfitim të madh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se Vuçiqi dëshiron një Kosovë të pafuqishme, dhe se qeverisja aktuale e Kurtit po ia mundëson këtë. “Vuçiqi është rreziku më i madh për Kosovën dhe ai synon një Kosovë të dobët dhe të izoluar. Fatkeqësisht, qeverisja e Kurtit po ia dhuron këtë,” u shpreh Abdixhiku, duke shtuar se kjo situatë është alarmante për të ardhmen e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
