Pas një pune prej katër dekadash, del ne pension zyrtarja e lartë e arsimit në komunën e Ferizajt, znj. Sadie Hajdini. Kontributi i saj, në fushën e arsimit ishte jashtëzakonisht i madh. Një kohë punoi si profesoreshë e lëndës së fizikës, për tu kyqur më vonë si këshilltare në Entin Pedagogjik, ku punoi më shumë se një dekadë. Në 25 vitet e fundit ishte zyrtare e arsimit në Drejtorinë e Arsimit, prej nga edhe doli në pension.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
