Sami Lushtaku prezanton Sala Jasharin kandidate për deputete të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka prezantuar Sala Jasharin, bijën  e komandantit të UÇK-së Musa Jashari, familjen me 12 dëshmorë,  si kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Sala Jashari, e njohur për trashëgiminë e saj familjare, është mbesa e heronjve Sala dhe Hamit Jashari. Sala është një vlerë e shtuar për PDK-në dhe se me përgatitjen e saj profesionale dhe familjen e njohur për kontributin në lirinë e Kosovës, ajo do të përfaqësojë denjësisht qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Në mesazhin e tij, Lushtaku shprehu besimin se me Sala Jasharin në garë, PDK-ja synon të sjellë një ndryshim të madh për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Detaje nga aktakuza ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve për pengim të drejtësisë

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaçi dyshohet se ka udhëhequr dhe …