Ministrja Dhurata Hoxha

Gjykata e Apelit aprovon vendimin e Gjykatës Themelore, për lirimin e ish-ministres Dhurata Hoxha, nga akuzat për korrupsion

Gjykata e Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke liruar ish-ministren Dhurata Hoxha dhe të tjerët nga akuzat për korrupsion. Sipas vendimit të Apelit të datës 26 shtator 2024, Hoxha kishte vepruar brenda kompetencave të saj si ministre, dhe nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Apeli ka vërtetuar se Hoxha, si dhe ish-sekretarët Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, nuk kishin tejkaluar përgjegjësitë e tyre zyrtare, por kishin zbatuar politikat qeveritare në fushën përkatëse. Gjykata gjithashtu theksoi se Prokuroria Speciale nuk kishte arritur të vërtetonte se të akuzuarit kishin vepruar me dashje për të shkaktuar dëm, një element esencial për vërtetimin e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar se të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …