Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar kundër deklaratave propaganduese të ministrit të Financave Hekuran Murati

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, rreth masave të marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global. Lekaj tha se Qeveria Kurti po transformon Kosovën në një “shtet të lemoshës” dhe theksoi se ndihmat e ofruara prej 20, 30, dhe 50 euro për festa janë një fyerje dhe manipulim ndaj qytetarëve. Mirëqenia e qytetarëve kurrë nuk ka qenë më e keqe, duke përmendur çmimet ekstreme të produkteve dhe shërbimeve që janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë. Ai kërkoi që kjo qeveri të lëshojë karriget dhe të mundësojë formimin e një qeverie të re që mund të marrë vendime të rëndësishme për qytetarët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …