Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon mbështetje nga Danimarka për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur  në selinë e partisë ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard Thomsen. Gjatë takimit, Haradinaj theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Danimarkës. Haradinaj falënderoi ministrin danez për mbështetjen që Danimarka i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e saj dhe theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e Danimarkës në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e aleancave miqësore për të arritur qëllimet euro-atlantike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …