Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ka pasur reagime të shumta

Në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dy seancat e vetme u ndërprenë në mungesë të deputetëve

Në sesionin vjeshtor të  Kuvendit të Kosovës dy seancat e vetme  u ndërprenë në  mungesë të deputetëve. Ky trend pritet ta përcjellë kuvendin gjatë tërë vitit, deri në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sfidë për mazhorancën po konsiderohet edhe miratimi i projektligjeve që nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve, pas largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje. Kyreparlamentari, Gluk Konjufca e pranon se puna në legjislativ do të jetë sfiduese në arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative, mirëpo e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe disa projektligjeve më vitale. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se për shkak të fushatës tashmë deputetët kanë nisur punën në teren dhe do të jetë e pamundur qëndrimi në seanca plenare.  Monitoruesit e punës së Kuvendit, thonë se të zgjedhurit e popullit assesi nuk po mundet në luajnë rolin e tyre kushtetues si në aspektin legjislativ, ashtu edhe përfaqësues dhe mbikëqyrës ndaj ekzekutivit.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …