leoni

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Qeveria e udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti. Ai në një prononcim për medie shtoi se Qeveria dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre. Të gjitha këto bastisje dhe arrestime, përfshirë edhe ato të djeshme tregojnë për korrupsionin e thellë në këtë Qeveri. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ministri sikur ajo e djeshmja apo vetëm me disa individë por ka të bëjë me shtrirjen e gjerë të korruspionit në këtë Qeveri. Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre”. Jemi vazhdimisht duke i shpërfaqur të gjitha aferat korruptive në këtë qeveri, natyrisht në bashkëpunim me mediat dhe organet e rendit dhe ligjit por mbi të gjitha me qytetarët e vendit me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’ua bërë të qartë për korrupsionin e thellë dhe të gjerë në këtë Qeveri”, ka thënë Besian Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …