Drejtori i Përgjithshëm i PK me bashkëpunëtorë morën pjesë në konferencën e IACP Boston

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me bashkëpunëtorë morën pjesë konferencën vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë 2024 në Boston, Massachusetts. Policia e Kosovës mori pjesë në mbi 30 seminare dhe seanca plenare të kombinuara që përfshinin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, besimin e komunitetit, ndërtimin e besimit përmes marrëdhënieve me mediat, reduktimin e aksidenteve në trafik si dhe seminarin ukrainas mbi policimin gjatë luftës. Konferenca vjetore e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë u mbajt nga 18 deri më 23 tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill, ka deklaruar se Amerika dhe BE-ja presin që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Christopher Hill: Nuk i kam kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar për Euronews Albania se nuk i ka …