Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

PDK i quan të pavërteta pretendimet ministrit të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati

Partia Demokratike e Kosovës i ka quajtur të pavërteta pretendimet e ministrit të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati për krijimin e 78 mijë vendeve të punës. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se këto të dhëna mund të vlejnë për Zvicrën apo Gjermaninë por asesi për Kosovën. “Ndoshta ka folur për Zvicër ose Gjermani, në Kosovë e din qytetar ku fatkeqësisht jemi në një gjendje të rëndë ekonomike, kemi rritje të çmimeve, kemi inflacion, kemi korrupsion. Nuk kemi luftim të korrupsionit dhe kemi një Qeveri pa vizion e cila nuk ka mundur ende që as një projekt ta dërgoj deri në fund dhe nuk ka një projekt që thotë e kemi nisur dhe e kemi përfunduar as kapital, po as kuptimin e infrastrukturës ligjore që ndryshon jetën e qytetarëve për të mirë”, ka vlerësuar mes tjerash, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …