Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kritikoi ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për gjendjen e rëndë në rrugët e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, kritikoi ministrin e  Infrastrukturës, Liburn Aliu, për “gjendjen e rëndë në rrugët e Kosovës. Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes dhe ta marrim rrugën për Gjilan. Nuk di se çka thotë ministri Liburn Aliu e zëvendësministri Durmishi dhe si mund të dalin e të krenohen me punën e tyre kur rrugët marrin jetëra. Nuk ka sinjalizim dhe është mjerim i Ministrisë përkatëse. Rruga Dollc-Gjakovë, që shtatë deputetë që vijnë nga Gjakova dhe është turp i kësaj ministrie se si i ka lënë qytetarët e Gjakovës në atë gjendje. Besoni se pas një muaji pasi e kanë bërë shtresën e parë, eja  dhe shkojmë ta këqyrim se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë. Besoni se më kish ardhur turp me qenë ministër e me ndenjur para deputetëve e me i lënë rrugët në atë gjendje”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …