Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fitores para mbështetësve, në Florida

Kryetari  amerikan, Donald Trump ka mbajtur  fjalimin e tij të fitores para mbështetësve, në Florida. Trump e ka cilësuar si historike dhe të jashtëzakonshme fitoren. Ai tha se republikanët siguruan fitoren edhe në shtetet e lëkundura, ndërsa tha se po fitojnë edhe shtetet kritike. Falënderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me prosperitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Miçigan Alaska etj që do të na lejojë 350 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …