Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvillua takim me fermerë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvillua takim me fermer. Ai ka folur me ta për brengat, vështirësitë si dhe për nevojat e tyre. Pas bisedës së zhvilluar, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar ata me planin e subjektit politik që drejton për të ndihmuar fermerët. “Kosova, edhe pse vend i vogël, ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Mungesa e vizionit dhe politikave shtetërore e ka mbajtur këtë sektor në fund të listës së prioriteteve. Ne besojmë se investimi në bujqësi garanton zhvillim dhe rritje të mirëqenies. Angazhimi ynë për mbështetje financiare, teknologji moderne dhe hapje të tregjeve të reja do të bëjë që bujqësia në Kosovë të marrë vëmendjen e merituar” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …