Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin 2025

Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj seance pritet të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës – shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Në njoftimin e Zyrës së Kuvendit të Kosovës për medie, thuhet se seanca do të jetë më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00 e paradites. Partia në pushtet, Vetëvendosje ka thënë se i ka numrat e mjaftueshëm për ta votuar buxhetin për vitin 2025 ndërsa partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …