leoni

Nga bombardimet izraelite në Liban dhe në Rripin e Gazës janë vrarë dhjetëra njerëz

Nga bombardimet izraelite në Liban dhe në Rripin e Gazës janë vrarë dhjetëra njerëz.  Një sulm ajror izraelit i vrau të paktën 23 njerëz në fshatin Almat, në veri të Bejrutit dhe në pjesë jugore dhe lindore të Libanit, ku grupi militant Hezbollah ka prani. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se gjashtë njerëz u plagosën. Izraeli nuk e ka komentuar sulmin ende. Radio Evropa e Lirë njofton se në veri të Rripit të Gazës, një sulm izraelit mbi një shtëpi që po strehonte njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve në Xhabalia, vrau të paktën 17 njerëz. Drejtori i Spitalit Al-Ahly në qytetin Gaza, Fadel Naim ka thënë se në mesin e të vdekurve janë nëntë gra, dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …