Krasniqi: Rëndësia historike dhe kombëtare e Nëntorëve

28 Nëntori i Skënderbeut, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vetëm disa nga vendimet dhe datat e shenjta historike për të gjithë popullin shqiptar, kështu nisi sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve , Veteranëve , të Luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës – Dega Malishevë, nën kryesimin e Ilaz Krasniqit.

Më pas anëtarët e komitetit, diskutuan edhe për kërkesat dhe realizimin e tyre në të mirë të vlerave kombëtare të UÇK dhe pasardhësve tanë.

Në fund anëtarët e këtij komiteti ju uruan të gjitha familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të luftës dhe të gjithë qytetarëve festat e nëntorit, të jenë motiv për punë, zhvillimin e shtetit dhe të kombit tonë.

Gëzuar Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve!

Lavdi jetës dhe veprës se komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkë në pritje të drejtësisë në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj!

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook njofton qytetarët …