Kryeministri, Kurti, pas një kohe të gjatë është kthyer sërish në Kuvendin e Kosovës me lavde e kritika. Ai para deputetëve, e ka prezantuar buxhetin për vitin 2025. Në fillim e ka lavdëruar veten, duke thënë se qenka qeveria e parë që prezantoi katër buxhete për një mandat. Si rezultat, qeveria e parë që po e dërgon mandatin deri në fund. Buxheti është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro, apo 9% më shumë se në vitin 2024, apo 60 për qind më shumë se buxheti i vitit 2020. Më tutje, Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për ta goditur Gjykatën Kushtetuese duke konstatuar se ajo, sipas tij, më shpesh bën bilanc politik se drejtësi. Miratuam Ligjin për Pagën Minimale, dhe Ligji për Çmimet Tavan që të parandalohej abuzimi me çmimet. Të dy ligjet i bllokuan duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese, eventualisht që Gjykata më shpesh bën bilanc politik se që ndan drejtësi, njërin ligj e rrëzoi, tjetrin e miratoi. Dëm gjithsesi ka thënë kryeministri, Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …