Brickos

Demarkacioni nuk i shpëton disa krerë të opozitës nga Gjykata Speciale (!)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe as liberalizimi i vizave nuk e shpëton askënd nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së.  Sipas tij çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është politizuar, sepse ka qenë vetëm  një proces teknik, në të cilin ekspertët do ta thonë fjalën e tyre. Lutfi Haziri duke aludua në kreun e opozitës paragjykon se të gjithë krerët e saj do të arrestohen nga Gjykata Speciale, edhe pse ai nuk ka përmendur emra konkretë. Problemi nuk është në mes  të Kosovës dhe Malit të Zi, por është problem në mes të shumicës dhe pakicës politike në Kosovë, ka thënë mes tjerash Haziri për “Zërin”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …