Kryetari Aliu i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj në një postim në Facebook ka njoftuar se pjesëmarrjen në në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

“Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Ferizajt për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare!

Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, me mbështetjen e Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit “Paradën e Shqiptarëve” thuhet në postimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …