Kryeministri Kurti i ka cilësuar “bllokim të reformave pozitive” dërgimin që opozita po ua bën ligjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e kësaj gjykate

Duke folur për Ligjin për Fondin Sovran, kryeministri Kurti ka shprehur shqetësimin se ky ligj po qëndron i bllokuar në Gjykatë prej një viti. Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti theksoi se çdo ditë e humbur ka rëndësi të madhe, pasi vonesat po dëmtojnë përparimin e shtetit në një kohë me mundësi të mëdha në ekonominë globale, ndërsa Kosova po shënon rritje të lartë ekonomike dhe përparim demokratik.
“Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, për tërheqjen e investimeve dhe për pasurimin e strukturës investuese,” u shpreh Kurti. Ai shprehu shpresën që parashikimet e opozitës, sipas të cilave Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë këtë ligj, të mos rezultojnë të sakta. “Urojmë që të ndërpritet kjo tendencë e bllokimit të reformave pozitive e progresive, siç ka ndodhur me ligjin për Byronë, ligjin për KPK-në dhe atë për çmimet tavan për produktet bazë,” theksoi Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …