Edhe këtë vit shënohet riti i qethave në bjeshkët e Deçanit 

Në bjeshkët e komunës së Deçanit edhe këtë vitë është organizuar riti i qethjes së deleve  projekt ky i cili prezanton Turizmin Rural për Zhvillimin Ekonomik të zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi ,,Dita e Qethjes së Deleve’’” i financuar nga BE dhe zbatuar nga IADK në partneritet me shoqatën,, Golden-Honey’’ nga komuna e Deçanit. Në hapjen e kësaj dite të rëndësishme  ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, kryetrari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu,dhe zyrtar të tjerë nga sektorë dhe dikastere të ndryshme.

Në hapjen e këtij aktiviteti  i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj,  ndër të tjera tha se ruajtja e traditës apo e ditëve më shejë ka rendësi te veçantë. Është mirë që po ruhet kjo traditë gjithë ata që e kanë mbështet këtë ditë u jemi mirënjohës më vet faktin se  organizimi i këtyre ditëve rritë edhe zhvillimin e turizmit në komunën tonë.

Ndërsa Bajram Çekaj zyrtar i Bujqësisë  dhe ekspert i bujqësisë shprehet optimist se ruajtja e kësaj tradite  do të ketë efekte pozitive edhe në stimulimin e fermerëve ne zhvillimin e blegtorisë në këto anë duke shtuar se karakteri i kësaj dite është se me këtë traditë të njihen edhe të rit edhe pleqtë me ritin tradicional të qethave.

Në këtë ditë tradicionale u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan ne ruajtjen dhe avancimin e  këtyre vlerave tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …