Komisioni Evropian

Parlamenti Evropian sot do të votojë përbërjen e re të Komisionit Evropian, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian

Parlamenti Evropian sot do të votojë përbërjen e re të Komisionit Evropian, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, të cilat janë mbajtur në qershor të këtij viti. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, partitë opozitare por edhe njohës të integrimeve evropiane pritjet janë që përbërja e re e Komisionit Evropian të ketë qasje më pro-aktive dhe mbështetëse ndaj Kosovës. Përbërjen e re të KE-së para euro-deputetëve do ta prezantojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Lyen. Në krye të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së do të jetë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kllas, ndërkaq komisionerja për zgjerim do të jetë, Marta Kos nga Sllovenia. Të dyja zyrtaret e larta evropiane vijnë nga vende njohëse të pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …