Forcat e Armatosura turke

Bekim Gashi: Turqia me Erdogan në krye është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë

Veterani i UÇK-së, Bekim Gashi, ka deklaruar për Anadolu Agency se përpjekja  për grusht shtet në Turqi, e ka kthyer në të kaluarën. Gjyshja ime 90 vjeçare, nëna ime dhe biri im më pyetën çfarë është duke ndodhur në Turqi, cili armik hyri në vend? Pse e sulmojnë Turqinë? Mu kujtua Lufta në Kosovë kur serbët me tanke dhe avionë sulmuan Kosovën dhe vranë njerëz pa marrë parasysh a janë gra, fëmijë apo pleq. Nuk ishim duke pritur një gjë të tillë. Ndihem një pikëllim të madh. Kur çdo gjë doli në pah filluam të kuptojmë gjërat më mirë”, ka thënë ish luftëtari i lirisë së Kosovës. Duke krahasuar rezistencën e popullit kundër puçistëve me rezistencën e tyre kundër serbëve, Gashi thotë: “Populli turk rezistoi ashtu si në luftën e çlirimit. Ranë dëshmorë, kishte edhe të plagosur. Por, për të mbrojtur vendin, atdheun, demokracinë, qeverinë dhe shtetin nëse duhet jepen edhe dëshmorë”. Sipas tij, Turqia nën presidentin Recep Tayyip Erdogan është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe për të gjithë botën Islame. “Ai është zëri ynë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …