leoni

Enver Hoxhaj në Austri: Bedri Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe ndërgjegjen e të qenit kryeministër

 

Enver Hoxhaj  në Austri: Bedri Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe ndërgjegjen e të qenit kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimet e saj me mërgatën, por këtë radhë në Vjenë të Austrisë.

Në mungesë të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, i cili e anuloi pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve, pas ngjarjeve në veriun e vendit që shkaktuan pasoja të rënda në regjionin e Mitrovicës, mbështetësve të PDK-së në Austri iu drejtua Enver Hoxhaj dhe personalitete të tjera të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se Bedri Hamza e ndjen përgjegjësinë publike dhe është duke iu qëndruar pranë qytetarëve, sepse nuk është vetëm kandidat, por pas 9 shkurtit do të jetë Kryeministër i Kosovës.

“Nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë takim dhe a e dini çka flet kjo? Kjo flet që ai sot sillet si kryeministër. E ka vetëdijen, e ka ndërgjegjen e të qenit kryeministër. Partia Demokratike e Kosovës nuk është një parti politike, e cila ka dalë prej zyreve të ngrohta, e cila është formuar pse ndokush e ka bërë një copë letër, një statut. Partia Demokratike e Kosovës është një parti politike, e cila ka dalë kah ka ecur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila është formuar bashkë me lirinë e Kosovës, e cila qëndron në themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës. Më 9 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës, nesër në mëngjes më të 10-tin, do të jetë ajo e cila do ta udhëheqë Qeverinë”, ka thënë Hoxha.

Edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot i ka falënderuar pjesëmarrësit atje për mbështetjen ndaj tij dhe angazhimin e tyre për Kosovën.

“Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, ky ishte tubimi i fundit i PDK-së me mërgatën në kuadër të muajit “Nëntori me diasporën”.

Deklaratë nga z. Enver Hoxhaj dhe pamje nga tubimi i PDK-së në Vjenë të Austrisë: https://we.tl/t-1qJmorRxCA

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …