Zyra e Prokurorisë Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi

Zyra e Prokurorisë Speciale  ka konfirmuar se po kryen disa operacione në Kosovë. Raportohet se, me vendim të Gjykatës Speciale, janë arrestuar disa ish-zyrtarë dhe këshilltarë të ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë. Një nga të bastisurit  është dhe ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuci. Sipas Zyres  procesi hetimor është përqendruar në vepra kundër administrimit të drejtësisë. Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, Zyra e Prokurorit  ka njoftuar se operacionet janë autorizuar nga  gjykata,  dhe janë mbështetur nga EULEX-i. Gjatë operacioneve të ditës së enjte janë arrestuar ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Po ashtu, është raportuar për arrestimin e Bashkim Smakajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …