Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Deputetët e Vetëvendosjes mbajtën një seancë të Kuvendit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës

Deputetët e Vetëvendosjes mbajtën  një seancë të Kuvendit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha  se projektligjet e rendit të ditës kishin rëndësi të madhe dhe afate kohore të ngushta që rrezikonin procese të rëndësishme në vend. Organizimi i seancës ka shkaktuar kritika të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi mbledhjen si një “puç parlamentar”. Sipas tij, thirrja e seancave në orët e vona, pa respektuar procedurat e rregullta, është një veprim antidemokratik dhe “kontrabandim i ligjeve”. Në këtë seancë janë miratuar disa projektligje, duke përfshirë atë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, si dhe projektligjin për shërbimet e pagesave. Të gjitha u miratuan me votat e deputetëve të pushtetit, me shumicën prej 63 votash pro dhe asnjë kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …